Behgjet Pacolli, kreu i AKR-së, shpërtheu sot me një reagim të fortë ndaj mënyrës se si autoritetet ukrainase trajtuan disa qytetarë të Kosovës në pikën kufitare me Moldavinë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas Pacollit, këta shtetas jo vetëm që u refuzuan për të hyrë në Ukrainë, por u ofenduan dhe iu bë presion, duke u cilësuar me termin “terroristë”.
Ai e ka dënuar ashpër këtë sjellje, duke e cilësuar si një akt poshtërues dhe të papranueshëm për qytetarët tanë.
Pacolli përmend se shumë shtete, madje edhe ato që nuk e njohin Kosovën, lejojnë kosovarët të udhëtojnë me pasaportë – ndryshe nga Ukraina aktualisht.
Ai kujton gjithashtu një incident të mëparshëm, kur ekipi kombëtar i Kosovës në futboll u detyrua të luante në Gjeorgji, pasi nuk iu lejohej nga Ukraina të hynte në territorin e saj.
Përmes një postimi në Facebook, ai bëri pyetjen e hapur: nëse po tregojmë solidaritet me Ukrainën, a nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimin tonë kundrejt atyre që poshtërojnë dinjitetin tonë?
Pacolli kërkon që institucionet shtetërore në Kosovë të reagojnë në mënyrë të koordinuar dhe të serioze ndaj kësaj sjelljeje nga pala ukrainase.
Deklarata e tij vjen pikërisht në një moment delikat ndërkombëtar, kur Kosova vazhdon të mbështesë luftën e Ukrainës për pavarësi.
Reagimi i tij ka bërë jehonë të madhe në mediet dhe rrjetet sociale, duke hapur debat për mënyrën si trajtohen qytetarët tanë jashtë kufiJve.