Gjatë 12 orëve të fundit, Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë raportoi 61 vatra zjarri në të gjithë vendin.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Nga këto, 9 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 52 të tjera janë shuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve përkatëse.
Situata po monitorohet nga afër në bashkëpunim me njësitë zjarrfikëse, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës.
Ekipet zjarrfikëse ndodhen ende në terren, duke mbajtur nën vëzhgim të gjitha vatrat aktive.
Autoritetet kanë bërë të ditur se gjendja është e menaxhueshme dhe nën kontroll.
Është shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë ndihmuar.
Në një periudhë tjetër 12-orëshe, janë regjistruar gjithsej 72 vatra zjarri.
Nga këto, 11 janë ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar me sukses.
Situata më e ndërlikuar është raportuar në Komunën e Kamenicës, sidomos në fshatrat Tugjevc dhe Gmicë.
Për shkak të terrenit të vështirë në Gmicë, është dashur edhe ndërhyrje ajrore nga KFOR-i.
Autoritetet kanë falënderuar të gjithë akterët për angazhimin në menaxhimin e krizës.
Ky bashkëpunim ka qenë vendimtar për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.