Në vitin 2013, “Zogu” i Tunës u bë një nga hitet më të mëdha në muzikën shqiptare.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Kënga theu tabu dhe u bë temë diskutimi në mbarë trojet shqiptare.
Sot, “Zogu” po rikthehet në qendër të vëmendjes, por jo nga vetë Tuna.
Kësaj here, është djali i saj, Zen, që e solli sërish në skenë.
Tuna ndau në Instagram një video të djalit duke kënduar këngën e saj.
Ajo e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Zogu i zogut”.
Këngëtarja nga Shkupi është e njohur për risitë që sjell në muzikë.
Në projektet e fundit, ajo bashkëpunoi me ish-kunatën Nora Istrefi.
Të dyja duken se po shkojnë më mirë tani si ish-kunata.
Mesa duket, raportet e tyre janë më të mira se kur ishin të martuara për vëllezërit Berisha.