Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Pocest të njësisë administrative Maqellarë, ku një 26-vjeçar ka plagosur rëndë nënën e tij me thikë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Autori i dyshuar është identifikuar si Ikler Sula, ndërsa viktima është nëna e tij, Nexhmije Sula, 50 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në ambientet e banesës së tyre familjare.

I riu e ka sulmuar të ëmën me mjet prerës, duke e goditur disa herë në trup – konkretisht, thuhet se janë shtatë plagë me thikë.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se Ikleri ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike në momentin e sulmit.

Familjarët kishin pohuar se ai kishte vuajtur nga probleme të shëndetit mendor për rreth tre vite, por së fundmi besohej se ishte stabilizuar.

E plagosura, Nexhmije Sula, mbante funksionin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Pas ngjarjes, ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Mjekët konfirmuan se gjendja e saj shëndetësore është kritike për jetën, për shkak të plagëve të shumta të marra.

Familja dhe komuniteti lokal janë në tronditje nga kjo ngjarje e rëndë, e cila ka sjellë pasiguri dhe shqetësim në zonë.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të sulmit.

Ndërkohë, organet përkatëse po verifikojnë historikun mjekësor të 26-vjeçarit, për të kuptuar nëse ai kishte marrë trajtim të rregullt për problemet mendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *