Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, është vënë nën akuzë nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tre vepra të rënda penale që lidhen me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli. Prokuroria ka ngritur aktakuzën pas hetimeve për sjelljen e tij gjatë periudhës qershor–tetor 2024.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas aktakuzës, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës, duke e fyer në mënyrë të përsëritur, si gjatë bisedave telefonike ashtu edhe gjatë takimeve në qendrën për punë sociale, ku dorëzohej apo merrej fëmija i tyre.
Në përmbajtjen e aktakuzës thuhet se reperi përdorte gjuhë fyese dhe urdhëruese ndaj saj, duke i bërë komente poshtëruese që ndikuan në gjendjen emocionale të Arbenitës, duke i shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë frike të vazhdueshme.
Prokuroria e ngarkon Feron edhe me veprën penale të ngacmimit seksual, pasi ai dyshohet se e ka prekur dhe puthur ish-bashkëshorten kundër vullnetit të saj, duke përdorur justifikimin se “është gruaja e tij dhe ai ka të drejtë të flejë me të”.
Arbenita, sipas dokumentit të Prokurorisë, e ka kundërshtuar qartë një sjellje të tillë, por Fero nuk ka respektuar refuzimin e saj. Sjellja e tij konsiderohet si cenim i lirisë dhe pëlqimit të viktimës.
Përveç kësaj, reperi akuzohet se e ka kërcënuar rëndë modelen përmes rrjeteve sociale, duke i shkruar mesazhe në WhatsApp me përmbajtje të frikshme dhe kërcënuese për jetën e saj.
Në aktakuzë përmenden fraza shqetësuese si “ke me ma ni krismën”, “ta nxjerri shpirtin” dhe “fëlqitë nga vendi t’i thej”, që sipas Prokurorisë janë provë e qëllimit për të shkaktuar frikësim të thellë dhe dëmtim emocional ndaj viktimës.
Këto ngjarje kulmuan në shtator të vitit 2024, kur lidhja mes dy ish-bashkëshortëve u përkeqësua ndjeshëm dhe kaloi në përplasje të hapura, duke tërhequr vëmendjen e organeve të drejtësisë.
Prokuroria në dhjetor të vitit të kaluar ka paraqitur zyrtarisht aktakuzën ndaj Feros dhe ka propozuar që ai të dënohet sipas ligjit për të tre veprat penale të përmendura. Në të njëjtën kohë, janë dorëzuar edhe provat që mbështesin akuzën.
Avokatja e të pandehurit, Bedri Shabani, ka konfirmuar ekzistencën e aktakuzës por nuk ka dhënë detaje shtesë, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje me karakter familjar dhe të ndjeshëm.
Fero ishte arrestuar më parë, më 11 korrik të vitit 2023, për sulm fizik ndaj Arbenitës, dhe që atëherë është përballur me pasoja ligjore që tani po zgjerojnë përmasat e tyre me akuzat e reja.
Ndërkohë, pas një pauze afro dyvjeçare nga skena muzikore, reperi është rikthyer me projekte të reja muzikore, por përballja me drejtësinë duket se do të mbetet sfida më e madhe për të në muajt në vijim.