Ledri Vula ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Pushime on Top” me Eni Shehun.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Intervista u zhvillua në Milano, ku Ledri mori pjesë në një koncert të Alban Skënderajt.

Gjatë bisedës, ai foli për projektet e tij muzikore dhe planet e ardhshme.

Por nuk munguan as pyetjet “me spec” nga moderatori.

Një ndër to ishte nëse do të lidhej me këngëtaren Xhensila Myrtezaj për qëllime mediatike.

Eni e pyeti: “A do të lidheshe me Xhensilën vetëm për zhurmë në rrjet?”

Ledri reagoi menjëherë me një përgjigje të qartë dhe të sinqertë.

“Nuk shkon kështu,” tha ai, “duhet të kesh kimi, dashuri.”

Ai shtoi se nuk mund të krijosh një lidhje vetëm për showbiz apo për fansa.

“Pa pasur diçka të vërtetë, nuk mundesh të lidhesh,” u shpreh ai.

“Nuk jemi kukulla,” përfundoi Ledri, duke e mbyllur çështjen prerë.

Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjete sociale, duke ngjallur komente dhe diskutime nga fansat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *