Bota e kuzhinës është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të chefs së njohur të Food Network, Anne Burrell. Ajo u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Personaliteti televiziv dhe kuzhinierja e dashur u gjet pa ndjenja në banesën e saj në Brooklyn, New York, mëngjesin e së martës.

Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Policisë së New York City, Burrell u gjet rreth orës 7:50 të mëngjesit. Autoritetet janë njoftuar menjëherë për rastin.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga “Page Six”, dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat kryesore amerikane.

Anne Burrell ishte një figurë e njohur në botën e gastronomisë dhe një emër i dashur për publikun që e ndiqte përmes emisioneve të saj televizive.

Ajo njihej për stilin e saj energjik, pasionin për gatimin dhe për mënyrën unike me të cilën e ndante dijen e saj me shikuesit.

Për vite me radhë, ajo ka qenë pjesë e emisioneve të njohura në Food Network, duke ndikuar shumë në rritjen e interesit për kuzhinën amerikane.

Fansat dhe kolegët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një grua të fortë, të talentuar dhe me zemër të madhe.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet zyrtare të vdekjes, ndërsa publiku pret më shumë detaje në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *