Në episodin e fundit të podcastit të saj në YouTube “Mirëmbrëma Yje”, Arbana Osmani kishte të ftuar Behgjet Pacollin, i cili tregoi aspekte personale të jetës së tij që rrallë i ka ndarë me publikun. Përveç si biznesmen dhe politikan, ai u shfaq në një dritë më intime, duke rrëfyer për dy vajzat e tij që i ka jashtë martesës.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Pacolli tregoi se vajza e tij e parë, e quajtur Arbëresha, ka ardhur në jetë kur ai ishte vetëm 24 vjeç. Kjo ndodhi gjatë një periudhe kalimtare në jetën e tij – sapo kishte mbaruar studimet dhe ishte në shërbim ushtarak.

Ai e përshkroi ardhjen e saj si një shtatzëni e papritur. Sot, Arbëresha jeton në Austri dhe punon në fushën e bankimit, diçka që e mbush me krenari.

Vajza e dytë ka ardhur në jetë gjashtë vite më vonë, kur Pacolli ishte 30 vjeç. Kjo shtatzëni ishte e planifikuar, por lidhja me nënën e saj nuk zgjati dhe përfundoi pas një kohe.

Ai sqaroi se të dyja vajzat janë nga nëna të ndryshme dhe pavarësisht rrethanave të pazakonta, ai ruan lidhje të ngushta me to dhe gëzohet për arritjet e tyre.

Pacolli theksoi se ndihet shumë i lumtur që i sheh vajzat të jenë të suksesshme dhe të pavarura, të dyja të arsimuara dhe të punësuara në bankë.

Gjatë bisedës me Osmanin, ai foli edhe për marrëdhënie të tjera nga e kaluara, përfshirë lidhjen me këngëtaren italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa, të cilën e përshkroi si një dashuri të thellë.

Ai gjithashtu pranoi se ka pasur lidhje të shumta gjatë jetës së tij, disa prej të cilave mbeten të hapura dhe të rëndësishme për të edhe sot.

Në fund, ai tha se ndarja e kësaj ane personale të jetës me Arbanën ishte një përvojë e sinqertë dhe e natyrshme, që i dha publikut një pasqyrë më të gjerë për jetën private të njërit prej figurave më të njohura në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *