Një avion pasagjerësh i nisur nga Ahmedabad drejt Londrës u rrëzua pak pas ngritjes, duke shkaktuar një tragjedi të madhe me mbi 240 viktima.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
I vetmi i mbijetuar nga aksidenti është një burrë me origjinë indiane që jeton në Londër, i identifikuar si Vishwash Kumar Ramesh.
Ai ndodhej në sediljen pranë daljes së emergjencës dhe mendohet se kjo i ka shpëtuar jetën në momentin e përplasjes.
Ramesh ndodhet aktualisht në spital me lëndime në fytyrë, gjoks dhe këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas rrëfimit të tij, dëgjoi një zhurmë të fuqishme dhe më pas gjithçka ndodhi shumë shpejt, derisa avioni u përplas në tokë.
Pas përplasjes, ai ka dalë vetë nga rrënojat dhe ka kërkuar ndihmë mes trupave të pajetë që e rrethonin.
Më pas është transportuar me urgjencë në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm dhe ka kontaktuar familjen e tij në Londër.
Të afërmit e tij kanë thënë se ai është në gjendje të mirë, por ende i tronditur dhe nuk jep shumë detaje.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet e rrëzimit të avionit dhe po shqyrtojnë kutitë e zeza.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik dhe konsiderohet si një ndër tragjeditë më të mëdha ajrore të viteve të fundit në Indi.