Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Malit të Zi më 22 tetor, në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta kundër qeverisë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas informacionit të publikuar, vizita lidhet me pjesëmarrjen në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i parashikuar të mbahet në Miloçer, pranë Budvës.
Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me drejtues të vendeve të rajonit dhe përfaqësues evropianë.
Mes pjesëmarrësve të paralajmëruar janë kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.
Agjenda paraprake parashikon që mbërritja e delegacioneve dhe deklaratat për mediat të fillojnë në orën 09:30. Hapja e punimeve të samitit është planifikuar për në orën 10:20.
Në samit pritet të jetë e pranishme edhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Kos pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të vendit. Bisedimet do të përqendrohen te procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme për avancimin e tij.
Leave a Reply