Tiranë në flakë! Sulm me molotovë ndaj një tjetër ministrie, zjarri përfshin godinën
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Situata në kryeqytetin shqiptar është tensionuar ndjeshëm mbrëmjen e së mërkurës, më 14 tetor, pasi protestat janë shoqëruar me përplasje të ashpra dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore.
Sipas raportimeve të Insajderit, protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe kokteje molotov ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, duke shkaktuar zjarr në katin e parë të saj.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas një serie sulmesh dhe përplasjesh në disa zona të Tiranës.
Gjatë protestave janë goditur edhe institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Kuvendin dhe Kryeministrinë.
Tensionet nuk janë kufizuar vetëm te ndërtesat shtetërore, pasi gjatë trazirave janë raportuar dëmtime edhe në disa biznese private.
Në orët e pasdites, protestuesit kanë lëvizur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u përqendruar në disa prej pikave kryesore të kryeqytetit.
Pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe afër Kullave Binjake janë ndezur zjarre, ndërsa situata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Përballë tensioneve, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat dhe për të parandaluar incidente të tjera.
Pas ndërhyrjes së forcave policore, një pjesë e protestuesve janë zhvendosur në drejtim të Parlamentit.
Më vonë, pjesëmarrësit janë shpërndarë në grupe më të vogla, duke u larguar drejt lagjeve të ndryshme të Tiranës.
Ngjarjet e mbrëmjes kanë shtuar shqetësimet për sigurinë publike, ndërsa protestat e 14 tetorit janë shoqëruar me dëme materiale dhe ndërhyrje të vazhdueshme të policisë.
Leave a Reply