**EKSKLUZIVE: Sytë nga Haga më 19 maj – ja çfarë pritet të ndodhë**
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Të gjitha sytë janë drejtuar nga Haga, ku më 19 maj pritet një nga vendimet më të rëndësishme për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kanë kaluar tashmë mbi 50 ditë që nga përfundimi i gjykimit në Dhomat e Specializuara, ndërsa vendimi final pritet brenda afateve ligjore.
Sipas rregullores së gjykatës, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për të shpallur verdiktin.
Ekziston edhe mundësia e një shtyrjeje shtesë deri në 60 ditë, por vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Duke llogaritur kohën nga 19 shkurti deri më tani, afati përfundimtar bie më 19 maj.
Kjo datë po shihet si moment kyç për epilogun e këtij procesi të gjatë dhe të ndjeshëm.
Avokati Artan Qerkini ka deklaruar se, nga këndvështrimi juridik, Prokuroria nuk ka arritur të përmbushë barrën e provës.
Sipas tij, provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme për një vendim fajësie përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Ai ka theksuar se dëshmitë kanë qenë në shumë raste jokonsistente dhe të dobëta.
Në anën tjetër, përfaqësues të UÇK-së dhe mbështetës të të akuzuarve presin një vendim lirues.
Megjithatë, ekspertë të ndryshëm theksojnë se rezultati mbetet i paparashikueshëm.
Tani mbetet për t’u parë nëse 19 maji do të sjellë vendimin përfundimtar apo një shtyrje tjetër të këtij procesi.
Leave a Reply