Dr. Brenhin Keller, një nga studiuesit më të njohur në botë për strukturën e Tokës, nga Departamenti i Shkencave të Tokës në Universitetin Dartmouth, ka shpjeguar se kjo ndodh përmes një procesi të quajtur subduksion.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ai është autor i një studimi të vitit 2018 që tërhoqi vëmendjen globale ndaj këtij fenomeni gjeologjik.
Duke folur për Indy100, Dr. Keller tha se korja e Tokës po zhduket fjalë për fjalë nën këmbët tona.
“Në vitet ’60, zbulimi i revolucionit të tektonikës së pllakave na tregoi se si lëviz korja oqeanike. Më parë mendohej se ajo ishte e palëvizshme, por jo – ajo lëviz vazhdimisht.”
Sipas tij, kjo kore përhapet nga një kreshtë në mes të oqeanit, dhe me kalimin e kohës, për shkak të ftohjes dhe rritjes së dendësisë, ajo zhytet nën një tjetër kore – zakonisht nën atë kontinentale.
“Korja oqeanike bëhet më e ftohtë dhe më e dendur ndërsa plaket, dhe kur bëhet më e rëndë se manteli poshtë saj, ajo zhytet poshtë në të,” shpjegoi Dr. Keller.
Ky proces po ndodh aktualisht në shumë vende të botës si në Ande, në Japoni dhe në Karaibe – vende të njohura për aktivitet vullkanik, pasi janë pjesë e të ashtuquajturës Unaza e Zjarrit të Paqësorit.
Korja kontinentale është shumë më e qëndrueshme dhe nuk zhytet lehtësisht, prandaj pjesa më e vjetër e kores oqeanike në Tokë është rreth 180 milionë vjeçare.
Por, kur ajo zhytet, bashkë me vete merr të gjithë sedimentin që ka mbi të – si baltë, mbetje detare, madje edhe grimca nga malet – duke i dërguar thellë në mantel.
Ky sediment, kur arrin në mantel ku temperaturat janë të larta, shkrihet dhe mund të formojë magmë të re, që më vonë mund të dalë sërish në sipërfaqe në formë shpërthimesh vullkanike.
Sipas tij, nëse një sediment bie sot në Kanalin e Marianës, mund të rikthehet në sipërfaqe në më pak se 10 milionë vjet – një kohë shumë e shkurtër në përmasa gjeologjike.
Për studiues si Dr. Keller, kjo mund të duket e vetëkuptueshme, por për shumicën e njerëzve mënyra se si funksionon në të vërtetë Toka është ende e panjohur ose e keqkuptuar.