Banori i BBVK, Edi, është bërë temë diskutimi pasi një video e tij brenda shtëpisë ka ngritur shumë dyshime në publik.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në pamje shihet ai duke marrë një qese të vogël të bardhë, të cilën e fut fshehurazi në xhep, pa u vënë re nga banorët e tjerë.
Momenti është kapur nga kamerat te kuzhina e jashtme, duke krijuar përshtypjen se bëhej fjalë për diçka që ai nuk dëshironte ta shihte askush.
Ndërkohë, Dolce ndodhej afër tij dhe dëgjohet duke pyetur produksionin nëse diçka e caktuar lejohej, gjë që e shtoi edhe më shumë dyshimin te shikuesit.
Pas pak sekondash, Dolce shihet duke u ulur poshtë banakut dhe qëndron aty e fshehur për disa çaste.
Ky veprim u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët nisën të pyesnin se çfarë po ndodhte në të vërtetë poshtë atij dollapi.
Publiku vuri re që Dolce dukej sikur po përpiqej të kryente një veprim që nuk dëshironte të kapej nga kamerat, duke e bërë situatën edhe më të paqartë.
Në rrjetet sociale u shpërndanë teori të ndryshme, duke nisur nga mendimet se ajo po konsumonte diçka të ndaluar, deri te pretendimet se thjesht po fshihte cigaren.
Sipas disa zërave, banorja është paralajmëruar më herët që të mos tentojë të pijë cigare në vende të fshehta brenda shtëpisë.
Pamjet janë bërë virale, duke e kthyer këtë moment në një nga situatat më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Shumë ndjekës kërkojnë që produksioni të publikojë pamjet e plota për të sqaruar çfarë ndodhi në të vërtetë në këtë situatë të pazakontë.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar, dhe pikërisht kjo heshtje ka bërë që debatet dhe dyshimet të vazhdojnë pa ndalur.