Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati tronditës i ndodhur dje në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Mustafa Shaljani, i njohur si “Sheqeri”.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Raportohet se plumbat e breshërisë kanë prekur edhe një makinë tip “Passat”, e cila ishte e parkuar pranë vendngjarjes.

Automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej brenda në makinë në momentin e atentatit.

Deputeti demokrat Besart Xhaferi ndau një foto të automjetit dhe konfirmoi se i riu kishte shpëtuar për mrekulli.

Sipas tij, i riu po priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion ku udhëtonin edhe viktima dhe i plagosuri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë dhe është shumë i tronditur,” – deklaroi Xhaferi.

Ai shtoi se makina është goditur nga katër plumba, ndërsa vetëm pak centimetra kanë bërë diferencën mes jetës dhe vdekjes.

“Fatmirësisht ai shpëtoi. Imagjinoni si ndjehet një i ri që i shpëton një atentati për fije,” – u shpreh deputeti.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe kaos në zonën e aeroportit, ku ndodheshin shumë qytetarë që prisnin familjarët e tyre.

Falë fatit, nuk pati viktima të tjera, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme.

Deputeti Xhaferi falënderoi Zotin për faktin që askush tjetër nuk u lëndua në atë moment dramatik.

“Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – përfundoi ai në emisionin “Now” në Euronews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *