Kryetari në dorëheqje i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për herë të parë pas vendimit për të lënë detyrën.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në intervistën për emisionin “Rubikon”, ai ka sqaruar arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, duke theksuar se ato nuk kanë të bëjnë me lodhje apo zhgënjim personal.

Krasniqi tha se dorëheqja është rezultat i një procesi të gjatë reflektimi politik, që ka zgjatur më shumë se një vit.

Sipas tij, ky vendim nuk ka ardhur papritur, por pas një analize të thellë mbi situatën e brendshme të partisë dhe rolin e saj në skenën politike të vendit.

Ai theksoi se qëllimi kryesor gjatë mandatit të tij ka qenë rikthimi i PDK-së si forcë e madhe politike në Kosovë.

Krasniqi tha se ka dashur që ky rikthim të mos jetë vetëm formal, por real dhe vendimtar në zhvillimet politike të vendit.

“Ky vendim nuk ka të bëjë me lodhjen apo zhgënjimin. Ka ardhur pas një reflektimi të gjatë. Objektivi im ishte që PDK të rikthehej si faktor i rëndësishëm politik,” deklaroi ai.

Ai shtoi se megjithëse objektivi për fitimin e zgjedhjeve nuk u arrit, PDK ka arritur të rikthehet tek “graviteti i saj politik” me mbi 200 mijë vota.

Sipas Krasniqit, ky është një rezultat i rëndësishëm, duke pasur parasysh se partia nuk ka pasur asnjë koalicion parazgjedhor.

Ai përmendi edhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, duke thënë se ishte propozim i tij personal dhe se kishte besim të plotë në këtë zgjedhje.

Krasniqi e cilësoi angazhimin për rikthimin e PDK-së si një proces të suksesshëm që e ka bërë partinë sërish të paevitueshme në skenën politike.

Ai përfundoi duke thënë se është krenar që ka arritur të rikthejë besimin e votuesve tradicionalë dhe të shumë qytetarëve që e shohin PDK-në si alternativë serioze qeverisëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *