Në optikën e inteligjencave perëndimore, Artyom Sergeyevič Kureyev konsiderohet si një nga arkitektët kryesorë të fushatave globale të dezinformacionit.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ky oficer i Shërbimit të 5-të të Sigurisë ruse është njeriu me të cilin lidhjet e dyshimta të IFIMES-it, organizatë me bazë në Lublanë, janë më të forta.
Kjo organizatë, e njohur për orientimin e saj pro-rus, ka ndërhyrë për herë të tretë këtë vit në favor të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.
Dhjetë ditë para balotazhit në Kosovë, IFIMES publikoi një analizë që e favorizonte hapur VV-në dhe e portretizonte Kurtin si lider të preferuar nga Washingtoni.
Raporti sugjeronte se suksesi i komunave varet nga fitoret e VV-së, duke krijuar përshtypjen se vetëm ato zona do të kenë “bereqet”.
Më 29 tetor, IFIMES publikoi raportin e radhës, i cili e paraqet Kurtin si figurë qendrore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në raport, Vetëvendosja përshkruhet si e vetmja forcë politike që po sjell konsolidim lokal dhe transformim të mundshëm politik në Kosovë.
Megjithatë, dokumentet reale ndërkombëtare tregojnë të kundërtën: Raporti i Progresit thekson përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit.
Sipas Komisionit Evropian, Kosova nuk ka ende një strategji të qëndrueshme kundër korrupsionit dhe mungon koherenca në politikat përkatëse.
Po ashtu, raportet e Departamentit të Shtetit gjatë qeverisjes së Kurtit kanë përmendur vazhdimisht “korrupsion serioz qeveritar”.
IFIMES, duke injoruar këto kritika, e portretizon Kurtin si reformator, madje duke pretenduar se ai e ka ndalur zbrazjen demografike të Kosovës.
Kjo bie ndesh me faktet, pasi vetëm në vitin e parë të qeverisjes së tij mbi 42 mijë qytetarë u larguan nga vendi, ndërsa Kosova numëron sot më pak se 1.6 milion banorë.