Forcat amerikane kanë kryer një tjetër sulm ndaj një barke që dyshohej se po transportonte drogë, këtë herë në ujërat e Oqeanit Paqësor, sipas njoftimit të Pentagonit.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se dy persona që ndodheshin në bord u vranë, ndërsa asnjë nga trupat amerikanë nuk pësuan dëme.

Barka kishte qenë nën mbikëqyrjen e inteligjencës amerikane dhe besohet se po transportonte drogë përgjatë një rruge të njohur ndërkombëtare të trafikimit.

Hegseth theksoi se sulmi është pjesë e një fushate më të gjerë për të goditur kartelet e drogës që tentojnë të krijojnë pozicione pranë brigjeve të SHBA-së.

Ky është operacioni i parë i kryer në Oqeanin Paqësor, ndërsa shtatë sulme të tjera janë kryer më parë në zona të ndryshme detare që nga 2 shtatori.

Pentagoni bëri të ditur se ky është sulmi i tetë ndaj barkave të dyshuara për drogë që nga fillimi i muajit shtator.

Në një postim në rrjetin X, Hegseth paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që “narko-terroristët” të gjejnë strehë në hemisferën perëndimore.

Ai i krahasoi aktivitetet e karteleve me sulmet e grupeve terroriste si Al Qaeda, duke i quajtur këto një kërcënim ndaj kufijve dhe popullit amerikan.

Në internet është publikuar një video që tregon një barkë të kaltër duke lëvizur me shpejtësi para se të goditej nga ajri.

Pentagoni tha se sulmi u krye me dronë të pajisur me raketa precize, duke minimizuar rrezikun për trupat amerikane.

Që nga 2 shtatori, operacionet amerikane kundër barkave të dyshuara për drogë kanë shkaktuar të paktën 34 vdekje.

Një nga sulmet e fundit u zhvillua ndaj një barke në Karaibe, duke treguar përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të parandaluar trafikun e drogës në ujërat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *