Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas një incidenti të ndodhur mes koleges së saj Fitore Pacolli dhe një qytetari në një lokal në Prishtinë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Matoshi e ka lidhur ngjarjen me trajtimin që gratë shpesh marrin në hapësirat publike, duke theksuar se përballen me përpjekje për t’i frikësuar në çdo fushë të jetës.

Ajo ka ndarë edhe një përvojë personale, duke treguar se dikur është sulmuar fizikisht në mes të sheshit nga një burrë i panjohur, duke e cilësuar si një akt dhune të pajustifikueshëm ndaj grave që guxojnë të jenë të lira dhe të zëshme.

Në reagimin e saj, Matoshi ka theksuar se nuk do të lejohet heshtja përballë këtyre veprimeve dhe se gratë nuk janë të vetme në këtë betejë.

Sipas saj, sulmet ndaj grave që angazhohen në politikë apo hapësira publike nuk janë të izoluara, por pjesë e një mentaliteti që duhet luftuar kolektivisht.

Ajo ka përmendur se dhuna, qoftë verbale apo fizike, është një formë e përpjekjes për të frikësuar dhe për të heshtur zërin e grave në shoqëri.

Ndërkohë, qytetari që u përplas me deputeten Pacolli është liruar nga policia pas intervistimit, pasi autoritetet nuk gjetën bazë për ndalim.

Ngjarja ndodhi kur qytetari iu afrua tavolinës së deputetes dhe i ofroi të paguante faturën e saj, duke e akuzuar për korrupsion para të tjerëve.

Në videon që u përhap në rrjetet sociale, qytetari dëgjohet duke i thënë Pacollit se ajo duhet të ndihet e turpëruar dhe duke aluduar se është pasuruar në mënyrë të pandershme.

Pas incidentit, Pacolli ka bërë një kallëzim në Polici, duke deklaruar se është kanosur nga qytetari.

Policia e intervistoi atë në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të kanosjes, por Prokuroria vendosi që nuk kishte prova të mjaftueshme për ndalim.

Rasti është cilësuar si i procedurës së rregullt dhe qytetari është liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *