Ish-diplomati Amir Ahmeti deklaroi për Klankosova.tv se mungesa e ambasadorit amerikan në Kosovë paraqet një sfidë të madhe për politikën e jashtme dhe raportet me Serbinë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai theksoi se Kosova, në situatën aktuale dhe pa një ulëse në OKB, nuk mund të funksionojë si një shtet normal pa përkrahje të fortë diplomatike nga SHBA.

Sipas Ahmetit, Shtetet e Bashkuara janë mbështetësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës, dhe mungesa e ambasadorit përkeqëson pozicionin ndërkombëtar të vendit.

Ahmeti shprehu shqetësimin se presidenti Trump tashmë ka nominuar një ambasador për Serbinë që nga marsi, ndërsa për Kosovën nuk ka ende asnjë propozim.

Ai theksoi se kandidati për Serbinë, Mark Brnovich, ka prejardhje serbe dhe sipas tij mund të ndikojë në favor të interesave serbe.

Ahmeti shpreson që SHBA të dërgojë një ambasador me origjinë shqiptare në Kosovë, por thotë se kjo mbetet për t’u parë.

Në anën tjetër, ish-diplomati Blerim Canaj vlerësoi se mungesa e ambasadorit lidhet me faktin që Kosova nuk është në prioritetet e administratës amerikane.

Ai tha për Klankosova.tv se fokusi aktual i SHBA-së është në Ukrainë, Lindjen e Afërt dhe të Mesme, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike globale.

Canaj beson se përmendja e Kosovës nga presidenti Trump në rrjetin “Truth Social” mund të jetë një sinjal për ndryshim.

Sipas tij, nëse SHBA fillon të angazhohet më shumë në dialogun Kosovë–Serbi, do të ketë nevojë për emërimin e një ambasadori në Prishtinë.

Ambasadori i fundit amerikan në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përfundoi mandatin dhe u pensionua në fund të dhjetorit 2024.

Aktualisht, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë është Anu Prattipati, por nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për një ambasador të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *