Pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit 2025, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, duke shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në fjalën e tij, Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në votime, duke theksuar se shumë prej tyre udhëtuan nga vende të ndryshme për të ushtruar të drejtën e votës. Ai e përshkroi këtë si një moment vendimtar për ndryshimin që kërkon vendi.
Berisha shprehu mirënjohje të veçantë për komisionerët e Partisë Demokratike, të cilët i cilësoi si “engjëj të vërtetë të votës së qytetarëve”. Ai vlerësoi punën e tyre përkushtuese dhe të guximshme në evidentimin e çdo shkeljeje të ligjit zgjedhor.
Duke iu referuar informacioneve të deritanishme, Berisha deklaroi se “kemi gëzim në të gjitha anët”, duke nënkuptuar një rezultat pozitiv për Partinë Demokratike në këto zgjedhje.
Ai gjithashtu bëri thirrje për respektimin e ligjit dhe vijimin e procesit zgjedhor në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Deklarata e Berishës vjen në një moment kur vendi pret rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, ndërsa exit poll-et e para tregojnë një avantazh për Partinë Socialiste me 51.8% të votave, ndjekur nga Partia Demokratike me 38%