Hetimet që po zhvillohen ndaj ish-zyrtarëve të Burgut të Drenovës kanë nxjerrë në pah një zhvillim të ri që mund të ndikojë në rrjedhën e çështjes.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas materialeve hetimore, Ziza Pajaziti rezulton të ketë dorëzuar një deklaratë noteriale, ku pretendon se ka qenë bashkëjetuese me Laert Haxhiu gjatë kohës kur ai ndodhej jashtë burgut.
Ky dokument, i cili ka vlerë juridike, është administruar fillimisht nga drejtoria e burgut dhe më pas është përfshirë në dosjen e Prokuroria e Korçës.
Në përmbajtjen e deklaratës, Pajaziti ka justifikuar hyrjen e saj në ambientet e burgut si partnere bashkëjetuese, një status që në disa raste mund të lejojë takime të veçanta sipas rregullave.
Ky zhvillim mund të ndikojë drejtpërdrejt në pozicionin ligjor të ish-drejtorit Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së burgut Sokol Kaçoli.
Burime pranë hetimit sugjerojnë se ekzistenca e këtij dokumenti mund të çojë në pushimin e mundshëm të akuzave për “shpërdorim detyre” ndaj tyre.
Ndërkohë, vetë Pajaziti nuk është gjetur prej më shumë se një viti nga autoritetet, duke vështirësuar hetimet dhe marrjen e dëshmisë së saj.
Ajo ishte përfshirë në një skandal më të gjerë në vitin 2025, ku disa vajza VIP dyshohet se kanë hyrë në burgje të sigurisë së lartë për takime speciale me të dënuar.
Rasti konkret lidhet me hyrjen e saj në burg më 12 qershor 2025, ku rezulton se ka zhvilluar takim me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rënda në Lushnjë.
Fillimisht, hetimet kishin dyshime se ajo kishte hyrë si partnere e një tjetër të dënuari, Vladimir Kurti, por rezultoi ndryshe.
Prokuroria e Korçës ka kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme për të lokalizuar adresën e saj në Tiranë, me qëllim dërgimin e fletë-thirrjes për marrjen në pyetje.
Deri në këtë fazë, nuk ka ende persona të marrë zyrtarisht si të pandehur, ndërsa hetimet për shpërdorim detyre vijojnë.
Leave a Reply