Mijëra ushtarë amerikanë nga divizioni elitë ajror kanë filluar të mbërrijnë në Lindjen e Mesme.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Kjo lëvizje vjen në një moment kur administrata e Presidentit Donald Trump po shqyrton hapat e radhës në përballjen me Iranin.
Trupat e dislokuara janë pjesë e Divizionit të 82-të Ajror të ushtrisë amerikane.
Ky divizion është i specializuar për ndërhyrje të shpejta dhe operacione në terrene të rrezikshme.
Ato i shtohen mijëra forcave të tjera që tashmë janë në rajon, përfshirë marinsat, forcat speciale dhe elementë detarë.
Vetëm gjatë fundjavës, rreth 2500 marinsa amerikanë kanë mbërritur në Lindjen e Mesme.
Dislokimet e reja përfshijnë gjithashtu një brigadë luftarake, staf komandues dhe mbështetje logjistike.
Zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti, nuk kanë bërë të ditur vendndodhjen e saktë të trupave.
Megjithatë, ata theksojnë se kjo lëvizje synon rritjen e kapaciteteve për operacione të mundshme në të ardhmen.
Aktualisht nuk ka vendim për dërgimin e trupave tokësore brenda territorit iranian.
Skenarët që po diskutohen brenda administratës përfshijnë opsione shumë më të gjera për veprim.
Një prej tyre lidhet me mundësinë e marrjes nën kontroll të ishullit strategjik Kharg.
Ky ishull është kyç pasi përmes tij kalon rreth 90% e eksporteve të naftës së Iranit.
Një operacion i tillë konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të sulmeve të mundshme me raketa dhe dronë nga Teherani.
Diskutohen edhe skenarë të tjerë, si përdorimi i forcave tokësore për të siguruar materiale bërthamore.
Një tjetër opsion është garantimi i kalimit të sigurt të anijeve cisternë në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti Trump ka deklaruar se SHBA është në kontakte për të arritur një zgjidhje me atë që ai e quajti një “regjim më të arsyeshëm” në Iran.
Ai ka paralajmëruar Teheranin që të mos bllokojë Ngushticën e Hormuzit, duke lënë të hapur mundësinë e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
Çështja e përfshirjes së trupave tokësore mbetet shumë e ndjeshme politikisht, duke pasur parasysh mbështetjen e ulët publike për një konflikt të zgjeruar dhe premtimet për shmangien e luftërave të reja në Lindjen e Mesme.
Leave a Reply