Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetin social Truth Social.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në deklaratën e tij, ai i ka dhënë Iranit një ultimatum të drejtpërdrejtë lidhur me situatën në Ngushtica e Hormuzit.
Trump kërkoi që kjo rrugë detare të hapet plotësisht dhe pa asnjë kërcënim.
Ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh brenda 48 orëve, SHBA do të ndërmarrë veprime ushtarake.
Sipas tij, objektivat do të jenë centralet elektrike të Iranit, duke nisur nga ato më të mëdhatë.
Ky mesazh konsiderohet si një nga paralajmërimet më të forta të fundit në raport me Iranin.
Deklarata e Trump sinjalizon një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike për furnizimin global me naftë.
Çdo bllokim apo tension në këtë zonë ndikon drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Aktualisht, çmimet e naftës kanë shënuar rritje si pasojë e situatës së tensionuar.
Ekspertët paralajmërojnë se orët në vijim do të jenë vendimtare për zhvillimet në rajon.
Ndërkohë, bota po ndjek me shqetësim se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të afatit të dhënë nga SHBA.
Leave a Reply