Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi këtë të diel ambientet e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, një ditë pasi objekti u sulmua gjatë një proteste.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Godina ishte shënjestër e molotovëve dhe mjeteve piroteknike të hedhura nga protestues të opozitës, duke shkaktuar dëme në ambientet e saj.
Vila aktualisht përdoret si hapësirë për artistë ndërkombëtarë dhe menaxhohet nga fondacioni francez Art Explora.
Në momentin e sulmit brenda godinës ndodheshin 10 persona, përfshirë 7 artistë dhe 3 anëtarë të stafit.
Pamjet e publikuara treguan se njerëzit ndodheshin ende brenda ndërtesës kur u hodhën mjetet ndezëse.
Rezidenca kishte mirëpritur për periudhën janar–mars tetë artistë nga vende të ndryshme të botës.
Ndër artistët pjesëmarrës janë Agnieszka Mastalerz nga Polonia, Amalia Vekri nga Greqia dhe Betül Aksu nga Turqia.
Lista përfshin edhe artistë nga Kosova si Dardan Zhegrova dhe Lumturie Krasniqi.
Artistja greke Amalia Vekri publikoi në rrjetet sociale pamje nga momenti i sulmit ndaj godinës.
Sulmi është dënuar nga përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe deputetë të shumicës.
Mes reagimeve ishin edhe ministrat Blendi Gonxhe dhe Albana Koçiu.
Autoritetet pritet të hetojnë incidentin dhe përgjegjësit për sulmin ndaj objektit.
Leave a Reply