Kujdes shqiptarë! Po iu vjedhin paratë në banka?! Eksperti ngre alarmin

Shoqata Shqiptare e Bankave ka paralajmëruar qytetarët për disa raste të fundit të telefonatave mashtruese që po realizohen përmes teknologjisë VOIP, pra telefonata që bëhen përmes internetit.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas njoftimit, individë të paautorizuar po përpiqen të përfitojnë të dhëna bankare dhe informacione personale nga qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të bankave.

Në ditët e fundit janë raportuar telefonata që vijnë nga adresa me prapashtesa si “@gmail” ose platforma të tjera të ngjashme, ku përdoret emri i një banke për të krijuar besueshmëri.

Në disa raste, në ekranin e telefonit mund të shfaqet edhe emri apo logoja e një banke, duke krijuar përshtypjen se telefonata është zyrtare.

Megjithatë, sipas shoqatës, këto janë përpjekje mashtrimi dhe nuk kanë lidhje me bankat reale.

Telefonatat realizohen përmes internetit dhe identiteti i vërtetë i personit që telefonon nuk mund të verifikohet lehtë përmes adresave të tilla.

Gjatë komunikimit, mashtruesit mund të flasin në gjuhë të ndryshme për të bindur qytetarët se janë përfaqësues të institucioneve financiare.

Ata shpesh kërkojnë të dhëna të kartës bankare, PIN-in, kodet e sigurisë ose informacione të tjera konfidenciale.

Në disa raste ata pretendojnë se në llogarinë e klientit është identifikuar një veprim i dyshimtë dhe kërkojnë të dhëna për ta “bllokuar” atë.

Shoqata rikujton se bankat në Shqipëri nuk kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të kartës bankare apo informacione të tjera sensitive.

Qytetarët këshillohen që nëse marrin një telefonatë të dyshimtë të mos japin asnjë informacion personal dhe ta ndërpresin menjëherë komunikimin.

Çdo rast i dyshimtë duhet të raportohet pranë bankës përkatëse, ndërsa kontaktet me bankat duhet të bëhen vetëm përmes numrave zyrtarë të publikuar nga institucionet financiare.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *