Krenarë dhe të vendosur! Ja Fjalimet përmbyllëse të drejtuesve të UÇK-së që tronditën Hagën

Në Hagë, katër ish-udhëheqës të UÇK-së dhanë fjalimet e tyre përmbyllëse në sallën e Dhomave të Specializuara.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Procesi gjyqësor, që zgjati më shumë se pesë vite, është shpallur “i mbyllur” proceduralisht nga trupi gjykues.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi hodhën poshtë të gjitha akuzat dhe i cilësuan si përpjekje për të goditur UÇK-në dhe themelet e shtetësisë së Kosovës.

Thaçi deklaroi prerazi: “Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm.” Ai kujtoi vitin 1998 dhe shtoi se i vetmi që bënte plane morbide ishte Millosheviqi.

Ai theksoi se vendosi të kthehej në Kosovë për të reaguar ndaj masakrave dhe se nuk ka pse të ndihet i penduar për vendimet e tij.

Kadri Veseli, ish-kryeparlamentar, tha se veprimet e tij kanë qenë ligjore dhe se nuk ekziston asnjë provë që ai ka kryer krime lufte.

Veseli shtoi se edhe në momentet më të errëta nuk e humbi besimin se e vërteta do të triumfojë dhe falënderoi ekipin mbrojtës për përpjekjet e tyre.

Rexhep Selimi akuzoi Prokurorinë se po synon të godasë vetë UÇK-në, duke e paraqitur kërkesën për pavarësi si pjesë të një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale”.

Selimi kundërshtoi përpjekjet për ndarje të shoqërisë kosovare dhe e quajti të padrejtë barazimin e luftës çlirimtare me krimin e Serbisë.

Jakup Krasniqi u paraqit si një njeri i kalitur nga lufta për dinjitet dhe kujtoi 16 vitet e kaluara në burg për lirinë e Kosovës.

Ai kritkoi Prokurorinë për bazimin e çështjes mbi narrative të pabazuara dhe theksoi se figura e përshkruar në aktakuzë nuk përputhet me personin që qëndron para gjykatës.

Pas më shumë se pesë vitesh, katër ish-udhëheqësit kërkojnë pafajësi të plotë, ndërsa verdikti i trupit gjykues do të përcaktojë jo vetëm fatin e tyre, por edhe interpretimin e historisë së Kosovës.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *