Një video e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje dhe komente të shumta.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Pamjet janë realizuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në video, Mitsotakis shihet teksa fshin hundët me një shami letre dhe më pas përpiqet ta fusë atë në xhepin e xhaketës.
Megjithatë, në vend që ta vendosë në xhep, ai e fut shaminë brenda një dosjeje me dokumente që ndodhej mbi tavolinë.
Ky veprim i papritur u vu re menjëherë nga publiku dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.
Videoja ka nxitur reagime të shumta, me shumë përdorues që e kanë cilësuar sjelljen si të papërshtatshme dhe fëmijërore për një figurë shtetërore.
Të tjerë e kanë parë momentin si një gafë të vogël dhe të pavullnetshme, që mund t’i ndodhë kujtdo.
Megjithatë, situata u bë virale duke u kthyer në temë humori dhe diskutimi në internet.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp, Mitsotakis dhe Erdogan zhvilluan një takim privat.
Ky takim u fokusua në çështje dypalëshe dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pavarësisht gafës, agjenda zyrtare e takimit vijoi sipas planit të parashikuar.
Ngjarja mbetet një nga momentet më të komentuara të kësaj konference.
Leave a Reply