-Rusia i ka përsëritur kushtet e saj të mëparshme për arritjen e një marrëveshjeje të paqes me Ukrainën përmes një komunikate private të njohur ndryshe edhe si “non paper” dërguar Shteteve të Bashkuara në fundjavë, i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” dy zyrtarë amerikanë..
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
-Në këtë “non paper” ritheksohet kërkesa e Rusisë për ta marrë nën kontroll tërë rajonin e Donbasit, tha njëri nga zyrtarët amerikanë.
-Ky pozicion praktikisht e hedh poshtë qëndrimin e tanishëm të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka bërë thirrje që vija e frontit të ngrihet sipas pikave aktuale.
– Më herët të hënën, gazeta “Nacionale” publikoi të përkthyer një raport të “Bloomberg”-ut, sipas së cilit vendet evropiane janë duke punuar bashkë me Ukrainën në një propozim me 12 pika për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në pikat aktuale të vijës së frontit, duke iu kundërvënë kërkesave të përtërira të presidentit rus, Vladimir Putin, ndaj Shteteve të Bashkuara që Kievi të dorëzojë territor në këmbim të një marrëveshjeje të paqes.
-Rusia deri më tani i ka refuzuar thirrjet për t’u dhënë fund luftimeve në vijën aktuale të frontit pavarësisht se ka pësuar shumë në ushtarë në konfliktin që tashmë është në vitin e tij të katërt, transmeton “Nacionale”.
-Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, të hënën zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus, Sergei Lavrov, por palët dështuan që të arrinin marrëveshje për t’u takuar që të përgatiteshin për një samit të mundshëm mes Trumpit e Putinit..
– Udhëheqësit evropianë kanë thënë se e “përkrahin fuqishëm” ndaljen e menjëhershme të luftës së Rusisë në Ukrainë në pozicionet aktuale për ta lejuar fillimin e bisedimeve të paqes..