Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Rumani, ku një vajzë 23-vjeçare është vrarë brutalisht nga ish-partneri i saj.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ngjarja ndodhi gjatë një feste për fëmijë, ku viktima ndodhej së bashku me vajzën e saj të vogël.
Autori, 49-vjeçar, iu afrua dhe e qëlloi disa herë në gjoks dhe bark, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Viktima ishte në javën e 26-të të shtatzënisë dhe nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
I gjithë akti ndodhi në sy të vajzës së saj, e cila përjetoi një traumë të rëndë.
Pas krimit, autori u largua qetësisht nga vendi i ngjarjes, pa i ndalur askush rrugën.
Forcat e policisë e lokalizuan pak orë më vonë në një kompleks banesash.
Në momentin që u rrethua nga policia, ai vendosi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten.
Ngjarja ka tronditur vendin dhe ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave dhe dështimet e sistemit mbrojtës.
Shumë qytetarë dhe organizata kanë bërë thirrje për masa të ashpra ligjore dhe ndëshkime më të forta për autorët e dhunës në familje.