Rusia po përgatitet për një ofensivë të re brutale kundër Ukrainës.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas autoriteteve gjermane të mbrojtjes, mbi 2 mijë dronë pritet të përdoren nga forcat ruse në muajt në vijim.
Gjenerali Christian Freuding, zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, paralajmëroi për një kërcënim të përmasave të papara.
Dronët nuk do të jenë të zakonshëm — shumë prej tyre do të jenë modele të reja, më të sofistikuara, me rreze të gjatë veprimi.
Kjo lëvizje shihet si përpjekje e Rusisë për të thyer mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe për të çmontuar infrastrukturën strategjike.
Statistikat janë alarmante: vetëm në periudhën shtator 2022 – gusht 2023, Rusia përdori mbi 2 mijë dronë Shahed në Ukrainë.
Në vitin 2025, Kremlini synon të prodhojë mbi 2 milionë dronë luftarakë — një numër që sfidon çdo kapacitet mbrojtës.
Shërbimet sekrete ukrainase e kanë konfirmuar planin rus, duke e quajtur një “strategji të terrorit ajror”.
Gjenerali gjerman theksoi se përdorimi i raketave të shtrenjta Patriot për të ndaluar dronë të lirë është ekonomikisht i paqëndrueshëm.
Kostoja e çdo rakete Patriot mund të shkojë në mbi 3 milionë euro, ndërsa një dron Shahed kushton vetëm disa mijëra.
Freuding thotë se Perëndimi duhet të ndihmojë Ukrainën jo vetëm me pajisje, por edhe me zgjidhje më të zgjuara dhe të lira për t’u mbrojtur.
Nëse kjo ofensivë realizohet siç është planifikuar, ajo mund të shënojë një fazë të re, edhe më shkatërrimtare të luftës.