Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me deklaratën se “të gjithë po përgatiten për luftë”, ndezi një reagim të menjëhershëm nga Presidenca e Kosovës.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në platformën X, Presidenca e Kosovës e cilësoi këtë gjuhë si një rikthim në retorikën përçarëse të së kaluarës.

Në reagim thuhej se thirrjet e pamatura për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së afërt.

Kosova theksoi se angazhimi i saj është për paqe dhe stabilitet, pavarësisht provokimeve që vijnë nga Beogradi.

Në deklaratë, Vuçiq dhe regjimi i tij u akuzuan se po flirtojnë sërish me fantazi shkatërruese që dikur sollën tragjedi në Ballkan.

Kujtesa e viteve ’90 u rikthye si paralajmërim për pasojat e rrugës që Serbia ka ndjekur në të kaluarën.

Presidenca përmendi rastin e Millosheviqit, i cili përmes luftërave në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, la pas varreza masive dhe izolim ndërkombëtar.

Sipas reagimit, propaganda e atëhershme me Vuçiqin si pjesë e saj, ndezi urrejtjen që solli mijëra viktima.

U theksua se fundi i Millosheviqit ishte i turpshëm, pasi ai përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare dhe mbeti në histori si kasapi i Ballkanit.

Në tekstin e Presidencës u shtua se edhe Vuçiq po mendon se mund ta ringjallë këtë formulë helmuese për të ruajtur pushtetin e tij.

Por sipas saj, historia është e pamëshirshme dhe çdo përpjekje për të ndezur gjakderdhje është e destinuar të dështojë.

Kosova, në përfundim të reagimit, u zotua se e ka zgjedhur paqen dhe se këtë rrugë do ta mbrojë me çdo kusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *