-Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij ndaloi përshkallëzimin mes Kosovës dhe Serbisë disa javë më parë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

-Ai tha se Serbia ishte gati të vepronte, por SHBA-të ndërhynë në kohë për të ndaluar situatën.

-Trump i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp pas Samitit të NATO-s.

-Ai përmendi këtë rast si një nga konfliktet që administrata e tij ka ndaluar kohët e fundit.

Në fjalën e tij, Trump lavdëroi veten dhe ekipin për kontributin në ruajtjen e paqes në botë.

Ai tha se kishte marrë një telefonatë nga Putin, i cili ofroi ndihmë për Iranin, por Trump i kërkoi ndihmë për Rusinë.

Trump pretendoi gjithashtu se administrata e tij zgjidhi çështje mes Indisë dhe Pakistanit, si dhe mes Kosovës dhe Serbisë.

-Ai shtoi se së shpejti do të përfshiheshin edhe konflikte të tjera si ai mes Kongos dhe Ruandës.

Trump përmendi edhe dhu’nen ekstreme në Afrikë, duke theksuar se këto janë kriza që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Ndërsa nuk dha shumë detaje për situatën aktuale Kosovë–Serbi, ai kritikoi paraardhësin e tij, Joe Biden.

Sipas Trump, vendimet e Biden kanë dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ai premtoi se do ta rregullojë këtë situatë.

Trump kujtoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij të parë kishte ndalur një përshkallëzim serioz mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *