Heqja e gjysmës së masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian kishte vendosur ndaj Kosovës është përshëndetur si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe institucioneve evropiane.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Njohës të politikës në vend vlerësojnë se ky vendim në mënyrë të dukshme hap rrugën për rifillimin e mbështetjes financiare dhe politike të BE-së, si dhe për avancimin e mëtejshëm të proceseve integruese të Kosovës në strukturat evropiane.

Sipas këtyre analistëve, heqja e masave duhet të shërbejë si një mësim se si duhet të menaxhohen marrëdhëniet me partnerët evropianë duke respektuar marrëveshjet dhe bashkëpunimin institucional, në vend të veprimeve të njëanshme.

Një ndër faktorët që u përmend si arsye për heqjen e masave është ulja e tensioneve në veri të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike dhe transferimit të pushtetit lokal në katër komunat veriore.

Kjo lehtësim i masave do të ndikojë pozitivisht në aspektin ekonomik, sipas ekspertëve, duke sjellë një “infuzion” financiar të konsiderueshëm për vendin dhe duke ndihmuar rimëkëmbjen e projekteve të ndaluara më parë.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se heqja e këtij seti masash ishte e nevojshme, pasi gjithsesi masat kishin shkaktuar dëmtime të mëdha në ekonomi dhe vazhdimisht janë konsideruar të padrejta.

Një prej njohësve ka theksuar se masat ishin vendosur si rezultat i mosfunksionimit të dialogut dhe tensioneve politike në veri, dhe se kjo situatë duhet të shërbejë si një pikë reflektimi për institucionet e vendit.

Ai ka theksuar se sjelljet e papërgjegjshme në raport me Bashkimin Evropian duhet të zëvendësohen me bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Edhe njohësi tjetër i politikës ka vlerësuar se heqja e masave do të ketë ndikim të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit, duke krijuar mundësi për rifillimin e projekteve të bllokuara.

Ai ka shtuar se masat kishte qenë e udhës të hiqeshin shumë më herët, duke vënë në dukje se ato ishin vendosur në mënyrë të padrejtë dhe për motive politike.

Vendimi i BE-së për heqjen e gjysmës së masave pasqyron edhe pritjet e Brukselit që bashkëpunimi konstruktiv dhe normalizimi i marrëdhënieve janë kritike për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Analistët lokalë theksojnë se ky vendim duhet të shndërrohet në një sinjal për liderët politikë që të shmangin konfliktet e brendshme që mund të dëmtojnë reputacionin dhe perspektivat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *