Igor Popoviq, një zyrtar i lartë serb, dyshohet për përfshirje në një rrjet koordinimi me shërbimin sekret serb BIA, për të mbuluar persona të kërkuar për kr`ime Iufte në Kosovë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas mesazheve të zbuluara nga RTVDukagjini, Popoviq kishte kontakte të drejtpërdrejta me drejtues të lartë të BIA-s, përfshirë Bojan Dimiqin dhe Petar Petkoviqin.

Në një bisedë të vitit 2023 mes Popoviqit dhe Dimiqit, u tregua se si po kontrollohej lëvizja e Çedomir Aksiqit, i cili më vonë u dënuar me 15 vjet burg nga gjykatat e Kosovës për Masakrën e Reçakut.

Mesazhet tregojnë një bashkëpunim të ngushtë për të siguruar që Aksiqi të mos dilte nga zona e kontrollit dhe për të penguar arrestimin e tij.

Në vitin 2025, Popoviq komunikonte edhe me Petar Petkoviqin për aktivitete kr`iminale të një personi të quajtur Kompiroviq, i dënuar më parë për trafik heroine dhe vrasje në Serbi.

Të dhënat për këto aktivitete kr`iminale, sipas mesazheve të siguruara, mblidheshin nga Dimiqi dhe përdoren për shantazh dhe kontroll ndaj elementëve serbë në veri të Kosovës.

Një tjetër objektiv i këtij rrjeti ishte Ranko Vllahoviqi, i cili ndodhet në listën e personave të kërkuar për kr`ime Iufte nga autoritetet kosovare.

Mesazhet tregojnë se po mblidheshin të dhëna të hollësishme për vendndodhjen e tij dhe personave të tjerë të dyshuar, si Sllaxhan Trajkoviq.

Gjithçka ndodhte në koordinim të plotë me strukturat e inteligjencës serbe, që synonin të pengonin arrestimet dhe proceset gjyqësore.

Informacioni i marrë përmes këtij rrjeti nuk përdorej vetëm për mbrojtjen e personave të kërkuar, por edhe për shantazh politik dhe kontroll ndaj komunitetit serb në veri të Kosovës.

Kjo skemë ka nxjerrë në pah bashkëpunimin mes elementëve të lartë të shtetit serb dhe shërbimeve sekrete, të cilët përdorin informacione sekrete për qëllime politike.

Zbulimet e RTVDukagjini vënë në pah sfidat e mëdha për drejtësinë në Kosovë dhe tregojnë se rrjeti i fshehtë i mbrojtjes së k`rimeve të Iuftës mbetet aktiv.

Autoritetet po shqyrtojnë me seriozitet këto informacione, ndërsa kërkojnë të përforcojnë mekanizmat për kapjen e personave të dyshuar për kr`ime Iu`fte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *