Një pilot ka humbur jetën pasi një aeroplan luftarak indian u rrëzua gjatë një performance në Panairin Ajror të Dubait.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Forca Ajrore e Indisë shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e pilotit, duke theksuar se qëndron pranë familjes së tij në këtë kohë zie.
Deklarata u publikua përmes mediave, sipas raportimit të BBC-së.
Aeroplani ishte i prodhuar nga kompania indiane “Hindustan Aeronautics”.
Ai u rrëzua rreth orës 14:10 sipas kohës lokale, njoftoi agjencia “Associated Press”.
Zyra për Media e Dubait dhe Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe thanë se shërbimet emergjente u përgjigjën menjëherë.
Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit e menaxhuan situatën në vendin e ngjarjes.
Në video të shpërndara në rrjetet sociale shihet aeroplani duke fluturuar në lartësi, para se të humbiste kontrollin.
Më pas ai bie drejt tokës dhe përfshihet nga flakët dhe tymi i dendur.
Në faqen zyrtare të Panairit Ajror të Dubait thuhet se aktiviteti ka tërhequr mbi 148 mijë pjesëmarrës.
Panairi kishte mbledhur 1.500 kompani pjesëmarrëse nga mbarë bota.
Rrëzimi tragjik ndodhi pikërisht në ditën e fundit të këtij panairi, i cili kishte nisur të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar “Al Maktoum”.