Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar edhe një herë se nuk do të ketë shtet palestinez.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai u shpreh se ky qëndrim nuk do të ndryshojë, edhe nëse Izraelit i kushton me mungesën e normalizimit me Arabinë Saudite.

Në një intervistë për kanalin “Abu Ali” në Telegram, Netanyahu tha qartë se themelimi i shtetit palestinez nuk do të ndodhë.

Sipas tij, një shtet palestinez përbën rrezik ekzistencial për Izraelin.

Ai u pyet nëse ky qëndrim mund të ndryshojë nëse normalizimi me Riadin varet nga kjo çështje.

Netanyahu përsëriti se nuk do të ketë shtet palestinez, pavarësisht presionit.

I pyetur për arsyet që po vonojnë marrëdhëniet me Arabinë Saudite, ai përmendi luftën në Gaza.

Sipas tij, konflikti ka ndalur progresin, por tani mund të krijohen kushte të reja.

Netanyahu tha se kushtet duhet të jenë të pranueshme për të dyja palët.

Ai theksoi se nuk do të lëshojë pe kur bëhet fjalë për sigurinë e Izraelit.

Nëse procesi i normalizimit do të piqet më vonë, ai e quan të mirëpritur; nëse jo, Izraeli do të mbrojë interesat e veta.

Ndërkohë, princi saudit Mohammed bin Salman shprehu dëshirën që Arabia Saudite t’i bashkohet Akordeve të Abrahamit, por kërkoi një rrugë të qartë drejt zgjidhjes me dy shtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *