Një gazetar investigativ kroat pretendon se ka dokumentuar me foto dhe video përfshirjen e Aleksandar Vuçiqit në një grup snajperistësh gjatë rrethimit të Sarajevës. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e një njësie qëllonte ndaj civilëve boshnjakë, përfshirë gra dhe fëmijë, gjatë viteve të luftës. Sipas gazetarit, të pasur nga vende të tjera paguan para për të qëlluar civilë nga pozicione ushtarake.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në padinë e dorëzuar te prokurorët në Milano, janë përfshirë dokumentacione audio, video, fotografike dhe mediatike nga koha e konfliktit, të cilat sipas tij e vendosin Vuçiqin në vendin dhe kohën e këtyre akuzave. Gazetari është Domagoj Margetić, i cili pretendon se Vuçiq ka qenë anëtar i një njësie paraushtarake nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe në vitet 1992–1993.
Sipas pretendimeve, njësia ku thuhet se bënte pjesë Vuçiq ishte pozicionuar në varrezat hebraike të Sarajevës, një vend i njohur si vend snajperësh gjatë luftës. Agafohet se në video të vitit 1993, Vuçiq shihet duke mbajtur një pushkë, gjë që, sipas Margetiç, është një provë e qartë për rolin e tij.
Nga ana tjetër, mbështetësit e presidentit serb hedhin poshtë akuzat, duke argumentuar se objekti që ai mban në video nuk është armë, por një stativ kamerash – pasi në atë kohë, Vuçiq thotë se punonte si gazetar. Po ashtu, Vuçiq mohon përfshirjen ushtarake dhe pretendon se kurrë nuk ka vrarë ose plagosur dikë.
Sipas hetimeve që po kryhen në Itali, dyshohet që në “safarin me snajperë” të kenë marrë pjesë shtetas nga Italia, Rusia dhe SHBA-ja. Shumë prej tyre dyshohet se paguan shuma të larta për të qëlluar civilë të paarmatosur.
Akuzat janë nxitur edhe nga një dokumentar slloven me titull “Sarajevo Safari” (2022), që ka sjellë dëshmi nga ish-ushtarë serbë. Në këtë film thuhet se forcat serbe lejonin persona të huaj të qëllonin civilë në kodrat përreth Sarajevës.
Një avokat serb, Cedomir Stojković, ka deklaruar se ekziston “mjaft provë” që mbështet idenë se Vuçiq ishte i përfshirë në këtë “turizëm snajperësh”. Ai ka publikuar një video të një interviste të kaluar ku Vuçiq thotë se ka qëndruar në varrezat hebraike të Sarajevës si vullnetar.
Formalisht, padia e Margetiç ndaj Vuçiq është pranuar nga prokuroria e Milanos, dhe autoritetet italiane tashmë kanë nisur hetime mbi pretendohet që kjo praktikë ishte e organizuar dhe me përfshirjen e qytetarëve të huaj.
Në përgjigje, Vuçiq është shprehur me forcë se akuzat janë shpifje, dhe ka theksuar se kurrë nuk ka patur rol ushtarak as nuk ka përdorur armë gjatë luftës.
Po ashtu, zëdhënësja e tij deklaroi se akuza janë “të motivuara politikisht” dhe synojnë të dëmtojnë reputacionin e tij dhe të Serbisë.
Në opinion publik, çështja ka ngjallur reagime të forta: disa thonë se kjo mund të jetë provë për krime të rënda, ndërsa të tjerë paralajmërojnë që akuza të trajtohen me kujdes dhe me provë të fortë.
Avokatët dhe juristë thonë se, nëse disa nga pretendimet janë të vërteta, mund të lindin padi penale serioze, përfshirë akuza për vrasje me dashje dhe mizori.
Ndërkohë, mbijetues të rrethimit të Sarajevës shpresojnë që hetimi në Itali të sjellë llogari dhe drejtësi për viktimat e snajperëve gjatë konfliktit.