Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një letër zyrtare presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, ku i kërkon ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili po përballet me akuza për korrupsion.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në letrën e tij, Trump e cilëson këtë moment si “historik”, duke theksuar se të dy vendet kanë punuar së bashku për të arritur paqen që, sipas tij, është kërkuar për mijëra vjet.

“Është nder për mua që t’ju shkruaj në këtë kohë kur kemi siguruar paqen që i ka munguar botës për 3.000 vjet,” shkruan Trump në fillim të letrës.

Ai i bën thirrje presidentit Herzog që ta falë Netanyahun plotësisht, duke e quajtur “udhëheqës të fortë dhe vendimtar” në kohë lufte dhe “arkitekt të një epoke të re paqeje”.

Trump përmend gjithashtu Akordet e Abrahamit, duke thënë se Netanyahu ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjerimin e marrëveshjeve të paqes me shtetet arabe.

Në letrën e tij, Trump thekson se e respekton pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Izrael, por pretendon se akuzat ndaj Netanyahut janë të motivuara politikisht.

“Unë besoj se ai po përndiqet padrejtësisht për arsye politike,” shkruan ish-presidenti amerikan.

Trump kujton marrëdhënien e tij të ngushtë me Herzogun, duke i drejtuar fjalët “Isaac” në mënyrë miqësore dhe të drejtpërdrejtë.

Ai thotë se që nga dita e inaugurimit të tij, të dy kanë pasur një qëllim të përbashkët: kthimin e pengjeve në shtëpi dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

“Tani që kemi arritur këto suksese historike dhe kemi vënë Hamasin nën kontroll, është koha ta bashkojmë Izraelin,” shkruan Trump, duke kërkuar që Netanyahu të falet dhe t’i jepet fund gjyqit kundër tij.

Sipas Trumpit, falja e Netanyahut do të shënonte një hap drejt unitetit kombëtar dhe stabilitetit në Izrael.

Kërkesa e ngjashme ishte bërë nga Trump edhe muajin e kaluar gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Izraelit, duke treguar se ai po e mban këtë qëndrim me këmbëngulje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *