Futbollisti i Oldham Athletic, Kian Harratt, është identifikuar si personi që shihet në një video të publikuar së fundmi.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në video, ai duket duke hedhur një karrige në drejtim të një gruaje gjatë një përleshjeje pranë një pishine në Ibiza..
Videoja, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin kur karrigia godet gruan në fytyrë dhe e rrëzon përtokë.
Incidenti ndodhi pranë hotelit Marco Polo në San Antonio, Ibiza.
Harratt dhe grupi i tij u përfshinë në një konflikt me pushues të tjerë britanikë pranë pishinës.
Njëri prej tyre, Brandon Watkins, rrëfeu në Facebook se gjithçka nisi pasi grupi i Harratt u soll në mënyrë provokuese.
-Sipas Watkins, ata spërkatën dhe ofenduan të tjerët rreth pishinës.s
Kur situata u përshkallëzua, Harratt dhe shokët e tij filluan të hedhin karrige.
Kjo shkaktoi lëndimin e gruas që përpiqej të ndërhynte për të ndalur përplasjen.
Videoja u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Harratt e ndau vetë videon, së bashku me fotografi nga pushimet në ishullin spanjoll.
Ngjarja ndodhi vetëm tri javë pasi Harratt shënoi golin e fitores për Oldham në finalen e play-off-it në Wembley.