Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, pretendon se qarkullojnë zëra që Albin Kurti është gati t’i japë LDK-së Prishtinën dhe Presidencën si pjesë e marrëveshjes koalicionale.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Lekaj shprehet se këto janë vetëm spekulime, por thotë se Kurti mund të “lëshojë pe” në Prishtinë, t’ia japë presidencën dhe në këmbim të marrë Mitrovicën.

Ai shton se LDK-ja mund të përkrahet në Mitrovicë nga Vetëvendosje, në kuadër të koalicionit qeverisës.

Lekaj thekson se ai vet beson udhëheqësit e LDK-së, të cilët në deklaratat publike kanë bërë të ditur se nuk duan bashkëpunim me VV-në.

Sa i përket votimit të Nenad Rashiq nga LDK-ja, Lekaj e shikon si një gabim që ka rënë në kurth të Kurti, duke argumentuar se LDK-ja duhej të kishte pritur disa ditë.

Sipas Lekajt, veprimet e Kurtit kanë qenë të mirëorganizuar dhe LDK-ja nuk ka pasur aleatë për ta shmangur këtë kurth.

Ai propozon se zgjedhjet janë rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë politike që konsideron të paqëndrueshme.

Lekaj kritikon takimin që Kurti ka bërë me von der Leyen në korridore si një akt pa sens dhe të dëmshëm për stabilitetin.

Ai sugjeron që nëse Kurti është “i shantazhuar”, t’i tregojë hapur arsyet, dhe ofron ndihmë për zgjidhje transparente.

Në fjalimin e tij, Lekaj fton që debati publik të jetë më i sinqertë dhe të mos udhëhiqet nga spekulime të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *