Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Sharm el-Sheikh, ku Donald Trump ka njoftuar nënshkrimin e një dokumenti historik për paqen në Rripin e Gazës.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në këtë marrëveshje janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Katari dhe Turqia, të cilat kanë rënë dakord për krijimin e një armëpushimi të qëndrueshëm.
Dokumenti parashikon ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve, çarmatosjen e grupeve të armatosura dhe krijimin e një administrate të përkohshme në Gaza.
Sipas planit, në këtë fazë do të përfshihen edhe organizata ndërkombëtare që do të monitorojnë zbatimin e kushteve të marrëveshjes.
Trump ka deklaruar se ky është hapi më i madh drejt paqes që nga nisja e konfliktit, duke shtuar se “lufta në Gaza ka përfunduar”.
Ai theksoi se tani nis një periudhë e re, ku prioritet do të jetë rindërtimi dhe kthimi i jetës normale për civilët.
Në kuadër të dokumentit, parashikohet edhe lirimi i pengjeve dhe tërheqja graduale e forcave ushtarake nga zonat e nxehta.
Burime diplomatike kanë bërë të ditur se Izraeli do të respektojë disa nga pikat e marrëveshjes, megjithëse nuk ka qenë pjesë direkte e nënshkrimit.
Ndërkohë, Hamas është vendosur nën presion të madh ndërkombëtar për të pranuar kushtet e dakorduara.
Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të shumta në arenën ndërkombëtare, pasi mund të shënojë fundin e një konflikti të përgjakshëm që ka zgjatur me dekada.
Ekspertët e quajnë këtë dokument një sukses të madh diplomatik për Trump, i cili synon të rikthejë ndikimin amerikan në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse palët do të qëndrojnë besnike ndaj marrëveshjes dhe nëse kjo paqe do të mund të zgjasë vërtet.