Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Ankaraja nuk ka nevojë të marrë leje nga askush për blerjen e sistemeve raketore ruse S-400.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Deklarata e tij u bë gjatë Forumit të Biznesit Turqi-Kirgistan në Bishkek, ku ai foli hapur për marrëveshjen me Moskën.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje për S-400 me Rusinë. Disa mund të ndihen të ofenduar, por Turqia nuk kërkon miratim nga askush për vendimet e saj”, tha Erdogan.

Kjo deklaratë u interpretua si një mesazh sfidues ndaj Uashingtonit, vetëm disa ditë pasi SHBA paralajmëroi publikisht Ankaranë kundër blerjes së këtij sistemi mbrojtës.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, paralajmëroi të martën se ky hap i Turqisë mund të krijojë probleme serioze brenda NATO-s.

“Turqia është një shtet sovran dhe anëtar i NATO-s. Por sjellja e një sistemi rus anti-raketor në territorin e aleancës nuk mund të integrohet me mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha Mattis.

Ai shtoi se kjo e shqetësonte Uashingtonin dhe se SHBA nuk e rekomandonte kurrsesi një hap të tillë.

Mattis gjithashtu pranoi, për herë të parë indirekt, se tensionet mes dy vendeve nuk lidhen vetëm me çështjen e pastorit amerikan Andrew Brunson.

Marrëveshja për blerjen e S-400 ka shkaktuar përplasje të forta politike mes Ankarasë dhe Uashingtonit, të cilat prej kohësh nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për këtë çështje.

SHBA dhe NATO e shohin vendimin e Erdoganit si një hap që forcon ndikimin rus në rajon dhe dobëson unitetin e aleancës.

Nga ana tjetër, qeveria turke mbetet e vendosur jo vetëm për blerjen e S-400, por edhe për vazhdimin e bashkëpunimit ushtarak me SHBA.

Ankaraja synon të avancojë procesin për marrjen e avionëve amerikanë F-35, por ligjvënësit në Kongresin amerikan po kërkojnë të bllokojnë këtë marrëveshje për shkak të afërsisë së Turqisë me Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *