Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë një shpërthim të gripit që pritet të jetë i theksuar në muajin tetor.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Epidemiologë kanë ngritur alarmin se virusi gripal mund të përhapej shpejt, sidomos në kushtet kur njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda ambienteve të mbyllura.

Sipas tyre, gripi i këtij sezoni mund të jetë më agresiv dhe me rrezik për popullsinë që ka imunitet të ulët.

Është bërë thirrje që të forcohen masat parandaluese, si larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i maskave në ambiente të brendshme dhe shmangia e grumbullimeve.

Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që të vaksinohen si prioritet disa kategori njerëzish.

Këto kategori përfshijnë të moshuarit, personat me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna.

Vaksinimi vlerësohet si mjet kyç për të parandaluar shtrimin në spitale dhe komplikacionet serioze që gripi mund të sjellë.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe institucionet lokale duhet të sigurojnë furnizimin me vaksina gripale.

Gjithashtu rekomandohet që ata që shfaqin simptoma gripi të izolohen dhe të shmangin kontaktet e panevojshme me persona të tjerë.

Monitorimi i rasteve duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme për të kapur në kohë epideminë dhe për të marrë masa urgjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *