Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka lëshuar një paralajmërim të fundit për banorët e Qytetit të Gazës që të largohen për në jug, duke thënë se ata që qëndrojnë do të “konsiderohen terroristë”.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ky paralajmërim vjen ndërsa Izraeli ka intensifikuar operacionet ushtarake dhe po shtrëngon rrethimin e qytetit.
Izraeli pretendon se me këtë hyrje ushtarake në rripin qendror të Gazës, ai po krijon ndarje midis veriut dhe jugut.
Kushdo që lëviz drejt jugut duhet të kalojë përmes pikave të kontrollit ushtarak izraelit.
Ndërkohë disa banorë në Gazë thonë se largimi është thuajse i pamundur, pasi zonat të gjitha janë të bombarduar dhe të rrezikshme.
Dëshmitarët kanë raportuar shpërthime të
forta në qytetin kryesor.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka paralajmëruar për rrezik humanitar të madh për qytetarët që mbeten.
Organizata si “Mjekët pa Kufij” kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet në disa zona për shkak të ofensivës.
Në sfond, Hamasi po shqyrton një plan paqeje të propozuar nga Donald Trump, që përfshin armëpushim, lirimin e pengjeve dhe tërheqjen graduale të Izraelit nga Gaza.
Megjithatë, burime pranë Hamasit thonë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar dhe se negociatat mund të zgjasin disa ditë.
Situata mbetet e tensionuar dhe çdo lëvizje ushtarake apo politike mund të ketë pasoja serioze për popullsinë civile.