Në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ajo përmendi këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, duke rrëfyer se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara kishte dëgjuar thashetheme rreth jetës së saj private.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” u shpreh Hysenaj.

Sipas saj, kjo e kishte befasuar, pasi e njihte Simakun si një femër të bukur dhe me karrierë të konsoliduar në skenë.

“Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më,” shtoi ajo gjatë intervistës.

Hysenaj tregoi se në një periudhë të caktuar, këngëtarja ishte shumë e mirëpritur në rrethet muzikore dhe shoqërore, por me kalimin e kohës kjo gjë ndryshoi.

Duke iu referuar asaj që kishte dëgjuar, ajo theksoi se në komunitetin shqiptar në Amerikë qarkullojnë shumë biseda të tilla.

“Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di edhe ti.

Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë,” tha ajo.

Megjithatë, Hysenaj pranoi se për të personalisht ishte e vështirë të besonte një gjë të tillë.

Deklaratat e saj ngjallën diskutime të menjëhershme, duke lënë publikun të ndarë mes kureshtjes dhe dyshimit për vërtetësinë e thashethemeve të përmendura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *