Ashtu si çdo vit, Shqipëria do të kalojë në orën dimërore në fund të muajit tetor.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ndryshimi i orës do të ndodhë natën mes së shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025.

Në këtë orar, akrepat e sahatit do të lëvizin një orë prapa.

Konkretisht, nga ora 03:00 të mëngjesit do të kthehen në 02:00.

Ky ndryshim u jep qytetarëve një orë më shumë gjumë.

Megjithatë, pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.

Ora dimërore zbatohet në të gjithë Bashkimin Europian dhe në vendet e rajonit.

Edhe Shqipëria ndjek këtë praktikë, si pjesë e rregulloreve të përbashkëta.

Qëllimi kryesor është kursimi i energjisë dhe sinkronizimi i sistemeve të transportit e komunikimit.

Prej disa vitesh në BE është diskutuar për heqjen e ndryshimit sezonal të orës.

Megjithatë, vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe nuk është caktuar ende një datë fikse.

Deri atëherë, mbetet në fuqi rregulli i zakonshëm: në pranverë ora shkon përpara, ndërsa në vjeshtë kthehet pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *