Ka filluar shpërndarja e vaksinave kundër gripit në qendrat shëndetësore të vendit, me rreth 280 mijë doza në dispozicion.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sezoni i virozave tani është zyrtar, dhe pritet që viruset e tipit A dhe B të qarkullojnë gjatë muajve në vijim.

Fushata kombëtare për vaksinimin kundër gripit do të nisë më 22 shtator, me qëllim mbrojtjen nga simptomat dhe komplikacionet.

Personat mbi moshën 65 vjeç janë ndër grupet që duhet domosdoshmërisht të vaksinohen, sipas rekomandimeve të pediatres.

Gjithashtu, njerëzit me sëmundje kronike, me problemet e zemrës, veshkave ose mushkërive, janë të rrezikuar më shumë dhe duhet të marrin vaksinën.

Vaksina rekomandohet edhe për fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, sidomos ata që shkojnë në kopshte ose çerdhe, për shkak të kontaktit të dendur.

Për fëmijët, duhet të jenë përfunduar vaksinat bazale (2, 4 dhe 6 muaj) para se të bëhet vaksina e gripit pas moshës gjashtë muaj.

Një shqetësim tjetër që pediatrja ngriti është vonesa ose hezitim për përdorimin e vaksinës MMR (fruthi, rubeola dhe parutiti), shpesh për arsye jo-mjekësore që lidhen me keqinformi

Ajo paralajmëron se këto vaksina nuk mund të shtyhen sepse kalendari i vaksinimeve ka vendosur mosha specifike për efektivitet.

COVID-19 vazhdon të jetë prezent, dhe sipas pediatres, në poliklinikën nr. 2 ka pasur shumë raste pozitive, megjithatë me simptoma më të lehta.

Vaksina për gripin do të ofrohet pa pagesë përmes mjekut të familjes, ose në një qendër shëndetësore tjetër përmes platformës elektronike për rezervim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *