Sipas raportimeve zyrtare, rreth orës 05:25 ka ndodhur një incident mes një shoferi taksie dhe dy personave, të cilët goditën derën e makinës dhe e ofenduan drejtuesin.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Policia ndërhyri menjëherë, por gjatë kontrollit, njëri prej të dyshuarve reagoi ashpër dhe ofendoi efektivët.

Djali i këngëtarit të njohur grek, Sokrates Malamas, muzikanti Giannis Malamas, është arrestuar në agim nga oficerët e policisë së njësisë DIAS.

Në momentin e arrestimit, Giannis Malamas dyshohet se ka rezistuar me forcë.

Teksa po futej në automjetin e policisë, ai goditi me kokë një prej oficerëve dy herë.

Për pasojë, polici mbeti i plagosur në mollëzën e majtë dhe në kokë.

Pas ngjarjes, muzikanti u shoqërua në Stacionin e Policisë së Akropolit për procedurat e mëtejshme.

Edhe aty, sipas burimeve policore, ai ka vijuar të shante dhe të kërcënonte oficerët e pranishëm.

Policia ka ngritur ndaj tij një dosje për dhunë ndaj efektivëve të rendit dhe sjellje të papërshtatshme në publik.

Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë për shkak të lidhjes së tij me artistin e njohur Sokrates Malamas.

Autoritetet pritet të bëjnë publike masat ligjore që do të ndërmerren kundër tij.

Rasti ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin publik grek, ku shumëkush e ka quajtur incidentin të papranueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *