Një përvojë e frikshme i ka ndodhur ish-finalistes së Big Brother Albania 4, Egli Tako, gjatë një udhëtimi të fundit në Mal të Zi.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale çastet e vështira që përjetoi kur për disa orë humbi e vetme në terrenet e thyer malore.

Në rrëfimin e saj, Egli shpjegoi se për rreth tre orë nuk gjeti dot rrugën e kthimit dhe iu desh të përballej e vetme me frikën dhe pasiguritë e momentit.

“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë”, shkroi ajo.

Ish-finalistja pranoi se paniku e pushtoi shpejt dhe mendja e saj shkoi tek skenaret më të këqija që mund të ndodhnin.

Ajo tregoi se madje realizoi edhe një fotografi, të cilën e konsideroi si një kujtim të fundit për njerëzit e dashur në rast se nuk do të mund të gjente më rrugën.

“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male”, rrëfeu Egli.

Ajo shtoi me humor dhe trishtim njëkohësisht se pas këtij episodi nuk dëshiron të shohë më male për disa vite me radhë, pasi përvoja ishte shumë traumatike.

“ S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot”, ka shkruar ajo, duke treguar pasojën emocionale të ngjarjes.

Për fat të mirë, historia përfundoi pa tragjedi. Pas disa orësh, Egli arriti të gjente rrugën e duhur dhe të kthehej në siguri.

Ngjarja e saj ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët shprehën lehtësim që gjithçka përfundoi mirë, por edhe i dhanë këshilla për kujdes në aventura të tilla.

Ky episod mbetet një kujtesë e fortë se edhe një udhëtim i zakonshëm mund të shndërrohet në një sfidë të frikshme, por edhe një përvojë që të lë mësime për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *